Aktualitet

Përdhunimi në grup i 11-vjeçares në Kosovë, Panduri: Më fal bija ime që po të rris në këtë vend

Ermal Panduri shprehet se i vjen keq që po e rrit vajzën e tij 10-vjeçare në Kosovë.

30 Gusht 2022, 08:03 Nga A.B
Përdhunimi në grup i 11-vjeçares në Kosovë, Panduri:
Ermal Panduri

KOSOVË- Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri ka reaguar pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 burra në Kosovë. Përmes një statusi, ai thotë se i vjen keq që po e rrit vajzën 10-vjeçare në Kosovë.

'E lexoj lajmin per dhunimin e vajzes 11 vjecare, e shoh vajzen time 10 vjecare ne sy dhe mendoj nese ja vlenë me te rrit ne kete vend… Ku kemi perfundu si shoqeri?! Bija ime me fal!'-shkruan gazetari. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.

dhunohet e mitura ne kosove ermal panduri

Sondazh

Poll