Politike

Dorëheqja e Nanos, Manjani: Rama e ka shkarkuar pa shkak e motivacion

Dosja.al, ka raportuar ekskluzivisht dorëheqjen e Nanos nga posti që mban aktualisht, ndërkohë që Manjani shkruan se shkarkimi i kryepolicit është pa motivacion sipas ligjit. 

29 Gusht 2022, 20:04 Nga I.A

 

Dorëheqja e Nanos, Manjani: Rama e ka shkarkuar pa shkak e motivacion
Ylli Manjani

 

TIRANË- Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nanos. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se dorëheqja e Nanos është shkarkim nga ana e kryeministrit Edi Rama. Dosja.al, ka raportuar ekskluzivisht dorëheqjen e Nanos nga posti që mban aktualisht, ndërkohë që Manjani shkruan se shkarkimi i kryepolicit është pa motivacion sipas ligjit. 

Postimi i Plotë:

Zakonisht, kur del llafi në media që"filani dha dorëheqje", ndërkohë që "filani" sdi gjë fare ose nuk flet vetë, dorëheqja e supozuar është shkarkim. Shkarkim pa shkak të dukshëm. Thjesht i është prishur terezia udhëheqësit.
Nuk e di, po mua kështu më ngjan kjo "dorëheqja e Gledis Nanos"... Do ta besoj vërtetë që ka dhënë dorëheqje kur ICiTAP, jo zonja Kim, të thotë një fjalë. Kjo e fundit dihet, mbështet çdo gjë që bën Rama. Për mua Gledis Nano po shkarkohet dhe spo e lënë të flasë. Në asnjë rast kjo nuk quhet "dorëheqje". Është një shkarkim pa motivacion sipas ligjit.
***
Gledis Nanon nuk e njoh e as e kam idenë ç'përfaqëson. Kisha krijuar idenë në distancë se është një drejtues qytetar, megjithë kritikat që i kemi bërë.

Gledis Nano është i larguar nga detyra. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të emëruar me bujë vjeshtën e vitit të shkuar i është kërkuar të japë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano po bëhet gati të largohet, ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur.

largohet gledis nano ylli manjani

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2022, 19:30 e.k

Rama: Shqipëria s'ia ka nevojën Rusisë

Edi Rama BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria ...