Politike

Rama: Optimizmi është e vetmja zgjidhje që kemi, ne do futemi në BE edhe po të mos ketë vende të tjera 

Gjatë fjalës së tij në forumin Bled në Slloveni, Rama ka deklaruar se Bashkimi Evropian është zgjidhja e destinacioni i vetëm i Shqipërisë.  

29 Gusht 2022, 19:45 Nga I.A
Rama: Optimizmi është e vetmja zgjidhje që kemi, ne do futemi
Edi Rama

SLLOVENI- Kryeministi Edi Rama ka deklaruar se për shqiptarët të vetmen zgjidhje që kanë është që të jenë optimist. Gjatë fjalës së tij në forumin Bled në Slloveni, Rama ka deklaruar se Bashkimi Evropian është zgjidhja e destinacioni i vetëm i Shqipërisë. Rama gjithashtu ka folur në lidhje me veton që Bullgaria i kishte vendosur Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të mos hapeshin negociatat me BE-në.  

“Unë nuk jam skeptik, unë jam tragjikisht optimist. Të jesh skeptik nënkupton të jesh cinik, tragjikisht optimist është po. Është tragjike, por ne duhet të vallëzojmë. Mendoj që është frymë e Ballkanit. Njerëzit që nuk e dinë si është jeta në Ballkan u vjen keq për ne. Edhe nëse jeta jonë ka shkuar për dreq ne asnjëherë nuk kemi hequr dorë. Lufta nuk e ka përshpejtuar po për Shqipërinë, nuk është e vërtetë. Pra më mirë të buzëqeshësh dhe të ecësh para, pra ishte Bullgaria që e krijoi këtë jo Rusia. Një vend i NATO-s që merr peng një tjetër vend, ndërkohë që lufta nuk kishte filluar. Të jesh tragjikisht optimist lidhet edhe me një fakt tjetër, ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Na duhet të jemi të duruar pasi BE është e vetmja strehë e sigurt për vende si ne. Por duke qenë se janë përkëdhelur për ca kohë, nuk kanë pasur luftë ata kanë ecur në këtë mënyrë. Siç e thashë ne do të shkojmë atje edhe po të mos ketë njeri tjetër”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2022, 19:30 e.k

Rama: Shqipëria s'ia ka nevojën Rusisë

Edi Rama BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria ...