Politike

Rama kritika BE-së: Thoni harmonizohuni me ne dhe për vaksinat na kthyet shpinën! Vrapuam drejt Turqisë

Duke u ndalur tek pandemia e Covid-19 Rama tha se Bashkimi Europian e braktisi Ballkanin Perëndimor. Kështu sipas Ramës Serbia vrapoi drejt Kinës dhe Rusisë ndërsa Shqipëria ja doli falë ndihmës së Turqisë dhe presidentit Erdogan.

29 Gusht 2022, 19:45 Nga e.k
Rama kritika BE-së: Thoni harmonizohuni me ne dhe për vaksinat na
Edi Rama

SLLOVENI- Gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni nuk kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian.

Duke u ndalur tek pandemia e Covid-19 Rama tha se Bashkimi Europian e braktisi Ballkanin Perëndimor. Kështu sipas Ramës Serbia vrapoi drejt Kinës dhe Rusisë ndërsa Shqipëria ja doli falë ndihmës së Turqisë dhe presidentit Erdogan.

Edi RamaNe s’jemi BE, por jemi e!  Jemi të rrethuar nga kufijtë e BE, be me aq sa di unë, dhe nuk është se jam shumë i ditur përgjithësisht se jam artist, sepse frymëzimi ushqehet nga padija mendoj, kështu që them se be është realiteti i parë gjeografik me një kufij të jashtëm dhe të brendshëm, brenda kufirit të brendshëm është E, jo B, pra jemi ne. Të gjithë e dinë që jemi kështu, por në të njëjtën kohë kur kemi probleme mbetemi më vete, shpresoj kjo të ndryshojë. Shpresoj dhe dëshiroj që BE të jetë shumë më i hapur, të krijojë hapësirë më gjithëpërfshirëse kur vjen fjala për dramat, ata nuk mund ta bëjnë dot më… ajo çfarë bënë gjatë pandemisë, vaksinat shpërndaheshin kudo, dhe nuk thanë as merrni disa vaksina për infermierët tanë. Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogan do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta.

 

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2022, 19:30 e.k

Rama: Shqipëria s'ia ka nevojën Rusisë

Edi Rama BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se Shqipëria ...