Sport

Videoja që po bën xhiron e botës, Pavel Nedved shfaqet në momente intime me tri femra, janë dhe dy përmbajtje të tjera

Pasi përfaqësoi Juventusin në shortin e Champions League, Pavel Nedved u rikthye në Torino për të ndjekur skuadrën bardhezi në ndeshjen kundër Romës.

29 Gusht 2022, 13:09 Nga DOSJA

Videoja që po bën xhiron e botës, Pavel Nedved shfaqet në

TORINO-Pasi përfaqësoi Juventusin në shortin e Champions League, Pavel Nedved u rikthye në Torino për të ndjekur skuadrën bardhezi në ndeshjen kundër Romës. Rutinë e zakonshme për ish-mesfushorin, i cili u bë protagonist në tribunë edhe në një dialog me trajnerin e Kombëtares italiane Mancini.

Mirëpo, në mbrëmjen e vonë të së dielës, emri i zv.presidentit të Juventusit u bë trend në rrjetet sociale për shkak të një situate që nuk ka lidhje me futbollin. Në fakt, është shfaqur një video që tregon një Pavel Nedved ‘misterioz’. Në përmbajtjen e cila në një kohë shumë të shkurtër u bë “virale” e shohim drejtuesin e Juventusit në qëndrime intime me tri femra. Në këtë video, ish-mesfushori, në një klub me miqtë, po merret me një kërcim të veçantë.

Nedved e lejon veten në një lloj “treni” me “vagona” shumë të afërt, pa frena, I kompletuar me përkëdhelje. Të qeshura dhe relaks i madh, që dikush e regjistroi dhe më pas e transmetoi. Gjithçka është postuar në rrjetet sociale, rreth 24 orë pas Juventus-Roma, edhe pse nuk ka siguri për kohën e festës së shfrenuar.

Sipas lajmeve nga Republika Çeke, ai tani është ndarë nga gruaja e tij. Javët e fundit janë shfaqur zëra për jetën e re të dashurisë së Nedved-it me këngëtaren dhe aktoren e njohur Dara Rolins. Kjo e fundit ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Itali pak ditë më parë, nën shoqërinë e miqve të saj kërcimtarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DARAFORCE ???????????????????????? (@daraforcegrlpwr)

Videoja e kërcimit nuk është e vetmja video që është shfaqur në rrjetet sociale orët e fundit. Në fakt, janë publikuar edhe dy përmbajtje të tjera, që i atribuohen Pavel Nedved, edhe pse nuk ka siguri se është ai. Në njërën, të regjistruar nga brenda një klubi, shohim një burrë që lëkundet nga pas (i dehur).

Në prag të rënies disa herë në rrugë, burri me flokë të dendur bjond dhe një kostum po lufton për të qëndruar në këmbë. Në tjetrën, ballore dhe e regjistruar në të njëjtin vend, injëjti person me flokë bjond ecën këtë herë me xhaketën në dorë në drejtim të klubit.

Videoja që po bën xhiron e botës, Pavel Nedved shfaqet në

Pavarësisht përhapjes pothuajse të njëkohshme të të tre përmbajtjeve, duhet përsëritur se për momentin është e pamundur të përcaktohet koha e të njëjtës dhe kur datojnë ato. E sigurt është se në pak orë është bërë viral emri i lavdisë së madhe bardhezi dhe jo për topin.

Videoja që po bën xhiron e botës, Pavel Nedved shfaqet në

E.Ç (Dosja.al)

nedved juventus

Sondazh

Poll