Sport

Kriminelë me kapuça grabisin shtëpinë e Aubameyang, ata e dhunojnë fizikisht dhe i venë armën në kokë futbollistit…

Agresorët kanë hyrë në shtëpi përmes kopshtit dhe, pasi hynë brenda, rrahën futbollistin dhe kërcënuan gruan e tij.

29 Gusht 2022, 11:44 Nga DOSJA

Kriminelë me kapuça grabisin shtëpinë e Aubameyang, ata e

SPANJE - Njerëzit me kapuç hynë në shtëpinë e futbollistit të Barcelonës, ​​Pierre-Emerick Aubameyang këtë mëngjes për ta grabitur, ndërsa sulmuan futbollistin dhe disa nga të afërmit e tij, sipas gazetës ‘El País’.

Grabitja ndodhi në shtëpinë e futbollistit, në komunën Castelldefels rreth orës 1 të mëngjesit, kur futbollisti dhe të afërmit e tij ndodheshin në shtëpi. Kriminelët do të kishin kërcyer nëpër kopsht dhe, pasi të hynin në shtëpi, do t'i drejtonin armët futbollistit dhe do ta kishin rrahur dhe kërcënuar gruan e tij. 

Personat me kapuç do ta kishin mbajtur Aubameyang dhe gruan e tij të kërcënuar derisa të hapnin kasafortën, për t'u larguar më vonë nga shtëpia me një Audi A3 të bardhë, sipas dëshmitarëve. Alysha Behague, bashkëshortja e futbollistit, do të kishte qenë ajo që kishte njoftuar ‘Mossos de Escuadra’. Autoritetet janë ende në përpjekje për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e tyre.

Aubameyang nuk ka qenë i vetmi futbollist i Barcelonës që ka pësuar një grabitje në shtëpinë e tij. Të tjerë si Jordi Alba, Pique apo Semedo, iu është dashur të përballeshin me grabitje të tyre.

Një nga rastet e para ishte ai i një prej kapitenëve të Barçës. Pique u grabit në shtëpinë e tij në Esplugues de Llobregat, ndërsa prindërit e tij flinin në shtëpi. Jordi Alba u grabit edhe në shtëpinë e tij në vitin 2018, teksa futbollisti ishte duke luajtur me skuadrën.

Grabitja që ka pësuar futbollisti gabonez në shtëpinë e tij nuk ka qenë e vetmja që ka pësuar një futbollist i skuadrës katalane në javët e fundit.

Kjo ndodhi edhe me Samu Castillejo, shtëpia e të cilit u plaçkit ndërsa ai dhe familja e tij ishin në Mestalla, në ditën e debutimit të tij me Valencia. Futbollisti ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku ka treguar se si kishte ardhur shtëpia pas grabitjes.

Kriminelë me kapuça grabisin shtëpinë e Aubameyang, ata e

Kriminelët e kanë zakon të hyjnë në shtëpinë e futbollistëve kur ata janë larg, ose kur luajnë një ndeshje, siç ndodhi në rastin e Samu Castillejo. Për këtë arsye, Valencia rekomandon futbollistët e saj që të përforcojnë sigurinë dhe të marrin më shumë masa paraprake kur luajnë ndeshje.

Casemiro, për shembull, pësoi një grabitje në shtëpinë e tij në La Moraleja në vitin 2019, ndërsa mesfushori madrilen po luante derbin e Madridit në Wanda kundër Atléticos.  Përveç kësaj, kur sulmuesit hynë brenda, gruaja dhe vajza e tij ishin ende në shtëpi. Lucas Vázquez dhe Isco Alarcón, në atë kohë shokë të skuadrës së mesfushorit brazilian, gjithashtu iu janë thyen shtëpitë dhe vjedhur sendet e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll