Aktualitet

Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte luanin e lojërave të fatit! E shoqëronte anëtari i skuadrës 'Elite'

Hoxha tha se njeriu më i kërkuar në vend mbrohej nga ata që e kërkonin duke iu referuar skuadrës "Elite" të formuar me urdhër të ish-ministrit, Sandër Lleshaj.

29 Gusht 2022, 15:32 Nga F.M
Artan Hoxha: Ervis Martinaj kishte luanin e lojërave të fatit! E
Artan Hocha

TIRANË- Gazetari, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në lidhje me fatin enigmë të biznesmenit dhe të kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

I ftuar në studion e lajmeve në "Abc News" Hoxha u shpreh se Martinaj zotëronte 2630 pika bastesh si dhe kishte 16 mijë njerëz të punusuar ndërkohë që paguante 70 milion euro taksa në shtet. Hoxha tha se njeriu më i kërkuar në vend mbrohej nga ata që e kërkonin duke iu referuar skuadrës "Elite" të formuar me urdhër të ish-ministrit, Sandër Lleshaj.

Artan Hoxha: Në atë kohë, kompanitë e tij zotëronin 2630 pika, në total Shqipëria kishte 4300 pika. Ai zotëronte luanin e lojërave të fatit, kishte 16 mijë njerëz të punësuar, 70 milionë euro paguante vetëm taksa në shtet. Papritmas ky njeri që kthehen në më të kërkuarin në vend, ishte në krye të listës së SPAK. Njeriu që duhet të ndiqet nga skuadra që u formua me urdhër të ish-ministrit Sandër Lleshaj, ‘Elite’, me 100 efektivë. Tek kjo 100-she, ky personi që është kapur, Jeton Lami, ishte përzgjedhur nga Policia e Shtetit. Ai u përfshi në këtë skuadër. Dhe kjo shërben për bossat e krimit sepse një fshatar që vret komshiun e tij, kapet edhe nga SPZ. Ky personazh, çfarë ishte ky? Biznesmen? Patjetër që po. Ishte mbret, mbret i lojërave të fatit. A ndaloi industria e lojërave të fatit, për asnjë çast, thjesht 70 milionë eurot e taksave nuk shkonin në shtet, por i ndanin me njëri-tjetrin. Gjithçka u bë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Qyteti më i famshëm në botë, i lojërave të fatit është Las Vegasi, por është krijuar nga mafia dreqi ta hajë. Njeriu që duhet ta gjurmonte, ishte shoqëruesi i Martinajt, ka që në janar që punon për të.

artan hoxha ervis martinaj

Sondazh

Poll