Aktualitet

Ukrainasi kërkon lirinë: Rama tha se fotografimi i Uzinës së Gramshit nuk cënon sigurinë kombëtare

Avokati i tij, Saimir Vishaj thotë se ndalimi i tij ka qenë jo i drejtë pasi, Alpatov nuk është spiun, por një njeri që ka hobi fotografimin e bunkerëve dhe uzinave të braktisura.

29 Gusht 2022, 13:46 Nga F.M
Ukrainasi kërkon lirinë: Rama tha se fotografimi i Uzinës së
Fedir Alpatov

TIRANË- Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u vu në pranga bashkë me dy rusët në Uzinën e Gramshit ka ankimuar vnedimn e Gjykatës që e la në burg dy ditë më parë. Gazetari Arsen Rust aka publikuar dokumentin për Shqiptarja.com ku shihet se Alpatov kërkon që të lihet në 'detyrim paraqitje' dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai thotë se duhet të vazhdojë shkollën që të mos humbasë vitin, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezikshmëri për t'u arratisur. 

"Kërkojmë caktimin e masës së sigurimit siç është ajo e "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", datën dhe orën e lëmë në çmim të gjykatës në bazë të nentit 234 të KPrP dha ndalimin për të dalë jashtë shtetit me qëllim që t'i jepet mundësia për të vazhduar shkollën pasi nuk dëshiroj që të humbasë vitin shkollor. Duke ju garantuar se së bashku me mbrojtësin do jem në dispozicion të organit të akuzës deri në sqarimin e plotë të pozitës sime proceduriale lidhur me akuzës që më është njoftuar,”- shkruhet në dokument.

Avokati i tij, Saimir Vishaj thotë se ndalimi i tij ka qenë jo i drejtë pasi, Alpatov nuk është spiun, por një njeri që ka hobi fotografimin e bunkerëve dhe uzinave të braktisura. Avokati Vishaj thekson edhe vetë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se ish-reparti ushtarak i Gramshit është i deklasifikuar në 2012 dhe se footgrafimi i tij nuk mund të cënojë sigurinë kombëtare.

"Nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur është hedhur Spraj neoparalizues dhe së dyti nuk ka asnjë lidhje me asnjë agjenci spiunazhi, qëllimi i vërtetë i ardhjes në Shqipëri ka qenë për hobi për të shkuar në vendet ish-komuniste dhe fotografimi i bunkerëve apo reparteve të braktisura duke i nxjerrë më pas në rrjetet sociale, instagram. Në Shqipëri ndodhej për pushime ku lekët e sekuestruara prej 6000$ ia kishte dhënë mamaja e tij, Ilona për pushime të cilat janë sekuestruar,”- është shprehur Vishaj sipas dokumentit.

Svetlana Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir (Alpatov) Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë.

fedir alpatov svetlana timofeyeva ruset sulmojne uzinen e gramshit mikhail zorin

Sondazh

Poll