Aktualitet

EKSKLUZIVE-PRAPASKENAT/ Loja e Ramës me largimin e Gledis Nanos, përcjellja me ceremoni dhe 'porosia' për heshtjen

Ndërhyrja e Policisë ishte jo vetëm e mefshtë, por e provuar si e implikuar ndjeshëm në botën e krimit. Vrasjet, ngjarja e Himarës dhe trupa policore e dalë nga kontrolli nga jugu në veri, kanë kthyer sytë nga Nano.

29 Gusht 2022, 13:58 Nga Fjola Graçi
EKSKLUZIVE-PRAPASKENAT/ Loja e Ramës me largimin e Gledis Nanos,
Gledis Nano, Edi Rama, Met Rrumbullaku dhe Lorenc Panganika

TIRANE- Gledis Nano duhet të largohej nga detyra pa zhurmë. Dosja raportoi sot për lëvizjen më të bujshme me gjasë të kësaj vjeshte, që pason një kriminalitet ekstrem në Shqipëri.Por si erdhi situata deri në largimin e Nanos dhe si e ka progamuar kryeministri ta njoftojë ndryshimin?

“Dosja” është njoftuar që në fillim të muaj gusht se Nano ishte në ditët e fundit të detyrës së tij. Nano që e kishte kuptuar edhe vetë se në krye të Policisë nuk e kishte të gjatë, shpërndante pamje nga eksplorimi i natyrës, ndërsa krimi shqiptar arriti të realizonte përtej vrasjeve, një nga ngjarjet më të rënda kriminale të dekadës.

Ndërhyrja e Policisë ishte jo vetëm e mefshtë, por e provuar si e implikuar ndjeshëm në botën e krimit. Vrasjet, ngjarja e Himarës dhe trupa policore e dalë nga kontrolli nga jugu në veri, kanë kthyer sytë nga Nano.

Një burim i mirëinformuar i tha “Dosja” se kryeministri Edi Rama ia ka komunikuar Nanos se duhet të largohej disa ditë më parë. Njësoj si tjerët edhe Nano, do të duhet të jepte vetë dorëheqjen, por ai ka kundërshtuar ta bëjë këtë gjë.

“E gjithë lëvizja duhet të kryhet në heshtje të plotë.”- kjo ishte porosia e Ramës, tha burimi për Dosja, duke shtuar se për kryeministrin puna e Nanos nuk duhet të komentohej më gjatë në publik.

Sipas burimit të Dosja, frika se opozita do të sulmojë kabinetin më fuqishëm sesa Nanon, ka bërë që edhe në këtë rast, të organizohej një cirk, ku drejtori i Policisë do të vetëlajmërojë një dorëheqje, por siç duket vetë kryepolici nuk është bindur ende. 

E duke anashkaluar porosinë e kryeministrit, Nano mblodhi mbrëmjen e të dielës vartësit e tij besnikë duke i falenderuar për bashkëpunimin. Në këtë takim, siç "Dosja" mësoi më pas, ishin të pranishëm disa nga drejtorët e policisë në qarqe por edhe disa nga shefat e Komisariateve të Tiranës. Nano nuk iu dha detaje në lidhje me largimin e tij nga detyra, por procesi tashmë pret vetëm zyrtarizimin…

Emri i ri është vendosur dhe dy të përfolurit kryesorë janë Met Rrumbullaku dhe Lorenc Panganika. Se cilin do të zgjedhë vetë kryeministri, këtë do ta mësojmë të mërkurën, kur të bëhet edhe përcjellja me ceremoni e Nanos si një ‘dobësi’ dhe promovim i Rrugës së Elbasanit. 

largohet gledis nano edi rama lorenc panganika met rrumbullaku

Sondazh

Poll