Aktualitet

VD-Digjet vendi i shenjtë i bektashinjve në Vlorë, Kuzum Baba merr flakë

Rreth 10 shtëpi që ndodhen në atë zonë po rrezikohen nga flakët.

29 Gusht 2022, 13:35 Nga F.M
VD-Digjet vendi i shenjtë i bektashinjve në Vlorë, Kuzum Baba
Kuzum Baba

VLORË- Vendi i shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë, Kuzum Baba është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret. Flakët janë aktivizuar këtë paradite dhe po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës.

Rreth 10 shtëpi që ndodhen në atë zonë po rrezikohen nga flakët. Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

kuzum baba zjarr ne vlore

Sondazh

Poll