29 Gusht 2022, 14:01
Nga DOSJA
Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores
SHKODËR- Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ka mohuar se djali i tij të jetë autor i atentatit ndaj Alban Bruçit. Ai ka deklaruar se djali i tij monitorohet nga kamerat e se nuk ka shanse që ai ta ketë qëlluar. Ai shprehet se familja e tij po merr sulme të vazhdueshme nga banditët e veshur me pushtet.
“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time njëkohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time dhe familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.
Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, është shprehur Ismet Çekorja.
Çekorja është një person me precedent penalë. Në vitin 2019, ai pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e grupit kriminal të Bajrave.
Si ndodhi atentati?
Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas.
alban buci bajram cekorja ismet cekorja
Aktualitet
29 Gusht 2022, 13:58
Fjola Graçi
Gledis Nano, Edi Rama, Met Rrumbullaku dhe Lorenc Panganika
TIRANE- Gledis Nano duhet të largohej nga detyra pa zhurmë. Dosja raportoi sot pë...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 14:00
F.M
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 13:53
A.B
Lana Sator
TIRANË- Miqtë e Svetlana Timofeevas kërkojnë fonde online. Tre miqtë e ruses që në Shqipëri akuzohet si ...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 13:46
F.M
Fedir Alpatov
TIRANË- Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u vu në pranga bashkë me dy rusët në Uzinën e Gramshit ka ankimuar vned...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 13:35
F.M
Kuzum Baba
VLORË- Vendi i shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë, Kuzum Baba është për...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 13:02
Fjola Graçi
Lorenc Panganika, Gledis Nano dhe Muhamet Rrumbullaku
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhën&...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 13:02
F.M
Shefki Kurti
ITALI- Zbardhet vrasja e Shefki Kurtit, 71-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në fund të muajit korrik në ...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 12:18
Fjola Graçi
EMRAT/ Dy propozime në tavolinën e Ramës, kush do të pasojë Nanon te "Policia", surpriza zbulohet të mërkur...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 12:22
Zbulimi
POGRADEC- Në fshatin Lin në Pogradec është zbuluar vendbanimi parahistorik më i madh në Ballkan. Ky zbulim, sipas ark...
Aktualitet
29 Gusht 2022, 11:30
A.B
Aksident
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fu...