Aktualitet

Tjetërsim pronash! SPAK shpall moskompetencë për dosjen e Kadastrës së Tiranës

Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave zyrtarë të Kadastrave që kishin luajtur rolin e sekserëve për të ndërmjetësuar dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së certifikatave të pronësisë.

29 Gusht 2022, 14:00 Nga F.M
Tjetërsim pronash! SPAK shpall moskompetencë për dosjen e
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur moskompetencë për zyrtarët e qytetarët e përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës. Me argumentin se mes të akuzuarve nuk ka zyrtarë të lartë, SPAK ia ka kaluar dosjen Gjykatës së Tiranës. Për pasojë, Gjykata e Tiranës do të jetë institucioni që do të japë vendimin për  17 personat e akuzuar për këtë skemë abuzive. Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla e 14 persona të tjerë do të hetohen nga prokuroria e Tiranës.

Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave zyrtarë të Kadastrave që kishin luajtur rolin e sekserëve për të ndërmjetësuar dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së certifikatave të pronësisë.

Procedimi penal i nisur që më 20 prill 2021 dhe përfundoi me operacionin e arrestimit të disa personave më 26 korrik. Sipas hetimeve, Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj. janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht: në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë; në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre; në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.

TË AKUZUARIT:

Panol At-Nikolla,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.

Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Eni Sejdinaj,e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.

Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.

Gazmend Canaj,i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.

Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.

Neritan Bablusha,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.

Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.

Besnik Hyka,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Ilir Ahmetaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Fjoralb Demiraj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.

Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal. 

Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll