PËRPLASJA! Rama i kërkon ikjen, Nano dorëhiqet e ndërron mendje, largohet vetëm me shkarkim
'Dosja' zbulon nga burime koefidencale se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano largohet nga detyra në kulmin e një vale ngjarjesh të rënda kriminale që kanë ndodhur përgjatë kësaj vere në Shqipëri.
TIRANE- Gledis Nano është i larguar nga detyra. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të emëruar me bujë vjeshtën e vitit të shkuar i është kërkuar të japë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano po bëhet gati të largohet, ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Ngjarjet kriminale dhe situata ku ndodhet Policia e Shtetit janë arsyet kryesore të largimit të Nanos ndërsa siç bëjnë me dije burime koefidenciale për Dosja.al, gati është edhe zëvendësuesi i tij.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që i ka kërkuar Nanos që për të eliminuar një 'poshtërim publik', të dorëhiqet njësoj si paraardhësit e tij, e Drejtori i Policisë është bindur fillimisht. Por, në mënyrë surprizuese, Nano më vonë është penduar e ka ndërruar mendje nga dorëheqja nga posti, duke këmbëngulur se do të qëndrojë në detyrë. Dhe madje, në një prononcim për Report Tv, Nano thotë se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
“Nuk kam dhënë dorëheqjen dhe s'ka asnjë vendim për t'u larguar nga posti më i lartë që mbaj që prej 10 muajsh, nga tetori 2021. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem,”- thotë Nano, duke i hapur rrugë shkarkimit të tij.
Cilët janë zëvendësuesit e mundshëm?
Alternativa e parë për zëvendësimin e Nanos është emri i Lorenc Panganikës, drejtorit aktual të Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, i njohur për afërsinë me Nanon dhe promovimin që drejtori aktual i ka bërë.
Emri i dytë është Met Rrumbullaku, drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Rrumbullaku është një rikthim në strukturat e Policisë së Shtetit, pas një karriere të gjatë ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.
Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore. Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri. Të mërkurën do të zbulohet zëvendësuesi i tij.
Sondazh
FOTO- Zbulohet në Pogradec vendbanimi parahistorik më i madh në Ballkan
Zbulimi POGRADEC- Në fshatin Lin në Pogradec është zbuluar vendbanimi parahistorik më i madh në Ballkan. Ky zbulim, sipas ark...
VD-Aksidentohet familja në Bulqizë, makina përfundon në kanal, çifti me vajzën dërgohen në spital
Aksident BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fu...
Viti akademik/ Regjistrimet te Ekonomiku, dekani Kule: Maturantët të mos bëjnë zgjedhje të dyta, të presin
Dhori Kule TIRANË- Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule iu është drejtuar maturantëve që të presin dhe të ...
Plagosi me armë fqinjin për lopën, lihet në burg autori, Lika: Ndodhi në gjaknxehtësi e sipër
Gjykata LAÇ- Gjykata e Laçit, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Met Lik&...
Autor i 19 vjedhjeve/ Sula nga Rrogozhina shkonte me autobus në Sarandë, dëshmia: Kisha borxhe
Grabitja SARANDË- Ditën e sotme u vu në pranga Ben Sula, 45-vjeçari nga Rrogozhina i arrestuar në Sarandë për vjedhje,...
Avokati kërkoi shtyrjen e seancës, KPK vendos: Prokurori Breçani i nënshtrohet vettingut në shtator
Seance TIRANË- Seanca në Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndaj prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani do të zhvillohet n&e...
KONTROLLE në Tiranë/ Kapet 48-vjeçari, po transportonte steka me cigare kontrabandë
Policia Tirane TIRANË Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar...
'Sunny Hill' në Tiranë/ Veliaj ndjek festivalin me familjen, mban mbi supe Kajan
Veliaj dhe djali i tij, Kajan TIRANË- Nata e fundit e 'Sunny Hill' në kryeqytet u ndoq nga afër dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe famil...
Ndezi zjarr për barërat e këqinj e shkrumboi hektarë me pemë, arrestohet 66-vjeçari në Memaliaj
Zjarri TEPELENË- 66-vjeçari Gëzim Sina është vënë në pranga pasi rezulton se është autor i zjarrvë...
I vunë tritol në banesë, Keqi: U panikosëm! Unë shoh punën time, por të tjerët siç duket jo
Foto ilustruese KRUJË- Altin Keqi, pronari i shtëpisë që u sulmua me eksploziv një ditë më parë në Krujë ...

