Aktualitet

Viti akademik/ Regjistrimet te Ekonomiku, dekani Kule: Maturantët të mos bëjnë zgjedhje të dyta, të presin

Kule tregoi se në 21 mijë maturantë që kanë aplikuar këtë vit, 9500 kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë.

29 Gusht 2022, 11:12 Nga A.B
Viti akademik/ Regjistrimet te Ekonomiku, dekani Kule: Maturantët të
Dhori Kule

TIRANË- Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule iu është drejtuar maturantëve që të presin dhe të mos shqetësohen për rezultatet e para. Ai u shpreh se do u vijë radha të gjithë maturantëve që dëshirojnë të studiojnë te Ekonomiku. Po ashtu, Kule theksoi se prioritet i fakultetit janë studentët ekselentë.

'Duke i falenderuar që kanë zgjedhur Fakultetin e Ekonomisë dhe duke i siguruar që do të gjejnë realizimin e ëndrrave sikurse e kanë menduar që të mos shqetësohen nga shpalljet e para. Që me 26 kemi shpallur fituesit. Nuk është e nevojshme që të zgjatet. Në fillojmë shkollën më 17 tetor ndërsa procedura e sistemit të matutrantëve është deri në mes të nëntorit. Shkolla në universitetet shqiptare duhet të nisë më shpejt. Maksimumi në mes të tetorit që të mos rrijmë në korrik në vapë të bëjmë provime. Mesa duket këtë vit kaloi po kështu. Nëse do të regjistrohen të gjithë fituesit, Fakultetin e Ekonomisë ka 1200 kuota për 4 degët që kemi ne. Nëse regjistrohen ditën e parë të gjithë, mbeten 307 vende bosh sepse janë fitues të shpallur në disa degë. Do ju bëja thirrje maturantëve që të mos shqetësohen nga shpalljet e para, të presin zbritjen e listës, niveli është shumë i lartë. Këtë vit, japim edhe diploma të zhvillimit të mësimit në gjuhën angleze. Maturantët do shprehin preference nëse duan të ndjekin mësimin në gjuhën angleze apo shqipe”, tha Kule.

Kule tregoi se në 21 mijë maturantë që kanë aplikuar këtë vit, 9500 kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë. Gjithashtu ai shtoi se maturantët kanë siguri për gjetjen e punës.

“Pra 45% e të gjithë matutrantëve të Shqipërisë kanë aplikuar në fakultetin tonë, tregues ky i interesit dhe zgjedhjes prioritare për fakultetin dhe këtë zgjedhje ua imponon tregu i punës. Ata që mbarojnë Fakultetin e Ekonomisë kanë siguri maksimale për gjetjen e punës dhe sistemimin në tregun e punës”, tha Kule.

dhuri kule maturantet ne tirane

Sondazh

Poll