Politike

Tiranë/ Projekt i fshehtë Rama-Veliaj për 24 katësh te Sahati, zbulohet pse ra zjarri në qendër

24 Shkurt 2019, 13:13 Nga DOSJA
Tiranë/ Projekt i fshehtë Rama-Veliaj për 24 katësh te

TIRANË- Një projekt i ri në qendër të Tiranës, vetëm pak metra larg kullës së Sahatit ka nisur punimet tashmë. Pak ditë më parë, një kioskë pranë Kullës së Sahatit në qendër të kryeqytetit, u përfshi nga flakët. (Lexo këtu)

Referuar lajmit, i cili u bë publik në medie, sot aktivisti i shoqërisë civile, sociologu Ergys Mërtiri, përmes një postimi në rrjetet sociale, hedh hije dyshimi se zjarri që ra në një kioskë pranë kullës, pak ditë më parë, nuk ishte i rastësishëm.

Sipas Mërtirit, në projekt shkruhej se kulla do të jetë 12 kate, por “gojët e liga”, siç i quan ai,  thonë se do jetë 24 katëshe.

Postimi i plotë i Ergys Mërtirit

Kane filluar punimet per ndertimin ne nje kulle mbrapa sahatit. Zjarri qe ra para disa ditesh paska qene me “bereqet” dhe zona u shnderrua menjehere ne shesh ndertimi. Ne projekt shkruhet se kulla do jete 12 kate, por zera te “lige” qe nuk ia duan te miren Lali Betonit, thone se ajo do jete 24 kate. 
Po “punon” Lali. Sa krahu e keni. 

Por, ky lajm ka sjellë dhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili iu bën thirrje qytetarëvë ta mbrojnë me çdo çmim Sahatin, simbolin e pavdekshëm të krenarisë së Tiranës, siç e quan ai.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Poshterohet Tirana dhe gjumtohet Sahati, Ikona e saj, nga Edvini dhe Lal plehu i tij!

Sahati, simboli i Tiranes, Tour Eifeli, Big Bangu i saj me urdher te Edi Rames dhe Lal Plehut perdhoset, mbulohet nga kulla te mafies se Kakstokracise. Keta jane barbare, nuk kane ligj, moral, nder, besim perveç kodit te mafies. Ju bej thirrje qytetareve te Tiranes te mbrojne me çdo çmim Sahatin, simbolin e saj te pavdekshem qe ben krenar çdo qytetar te saj, çdo shqiptar. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ergys mertiri erion veliaj kulla te sahati sali berisha zjarri edi rama ergys mertiri erion veliaj kulla te sahati sali berisha zjarri

Sondazh

Poll