Sport

Nuk ka Manchester United për De Jong, mesfushori pranon të qëndrojë te Barcelona me ulje page

Manchester United mund të mos firmosë me Frenki De Jong, pasi holandezi insiston të qëndrojë tek Barcelona.

27 Gusht 2022, 15:32 Nga DOSJA

Nuk ka Manchester United për De Jong, mesfushori pranon të

ANGLI- Manchester United mund të mos firmosë me Frenki De Jong, pasi holandezi insiston të qëndrojë tek Barcelona. Sipas mediave spanjolle De Jong ka pranuar ulje page që të qëndrojë në Spanjë. United e ka ndjekur për gjatë gjithë verës mesfushorin e së fundmi në garë për të është futur edhe Chelsea, por një marrëveshje e tillë mund të mos ndodhë.

Barcelona i detyrohet 17 milionë sterlina si paga të prapambetura e pikërisht për këtë dhe pagën e re, agjenti i De Jong do të bisedojë me klubin. Së fundmi Barcelona kishte rënë dakort me United për trasferimin e De Jong, por holandezi ka kërkuar të qëndrojë.

E.Ç (Dosja.al)

de jong manchester united

Sondazh

Poll