Sport

“Të gjitha rrugët na çojnë tek titulli”, Tirana prezanton afrimin e ri, rikthen në Superiore ish-lojtarin e Laçit (video)

ur jemi vetëm disa ditë nga mbyllja e merkatos së verës, klubet shqiptare po përpiqen deri në momentin e fundit për të afruar elementët që do i bëjnë punë skuadrës. Tirana ka prezantuar afrimin e fundit dhe ai është Ardit Deliu.

27 Gusht 2022, 15:17 Nga DOSJA

“Të gjitha rrugët na çojnë tek titulli”,

TIRANË- Kur jemi vetëm disa ditë nga mbyllja e merkatos së verës, klubet shqiptare po përpiqen deri në momentin e fundit për të afruar elementët që do i bëjnë punë skuadrës. Tirana ka prezantuar afrimin e fundit dhe ai është Ardit Deliu.

Mesfushori rikthehet në Kategorinë Superiore pas një aventure në Letoni me Liepaja-n.Kampionët dhe 24 vjeçari kanë gjetur akordin, me durrsakun që blindon kështu mesfushën e bardhebluve.Deliu e ka nisur karrierën te Besa, duke luajtur edhe me ekipet e dyta të RNK dhe Hajduk Split në Kroaci.

Prej 2018, Deliu shkëlqeu në Superligë me Laçin, duke merituar edhe shiritin e kapitenit. “Të gjitha rrugët na çojnë tek titulli”, shkruan Tirana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

E.Ç (Dosja.al)

ardit deliu tirana

Sondazh

Poll