Aktualitet

233 ton karburant pa akcizë, biznesi gjobitet me 350 mijë euro në Porto Romano, ministrja Denaj: Vijon aksioni

11 Gusht 2019, 10:12 Nga DOSJA
233 ton karburant pa akcizë, biznesi gjobitet me 350 mijë euro në

Shqipëri- Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një sasi prej 233 mijë litra benzinë e padeklaruar është kapur Porto Romano në Durrës, në një subjekt privat. Kjo sasi është kapur gjatë një inspektimi nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta.

Ndaj subjektit që kishte bërë shkeljen është vendosur një gjobë e majme prej 350 mijë eurove dhe nëse kjo shkelje do të përsëritet gjoba do të jetë deri në 5 fish dhe më pas mbyllja e të gjithë aktivitetit.

Në lidhje me këtë aksion Denaj u shpreh se do të monitorohen të gjitha bizneset dhe asnjë nuk do të falet.

“Ne do të monitorojmë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivave për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhje të depozitave. Gjithashtu do të zhvendosemi edhe në Fier, si dhe në çdo pikë ku ka magazinë doganore. Kjo jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës”, u shpreh ajo.

Në fund ministrja Denaj i bëri apel bizneseve të vlerësojnë dhe të deklarojnë në mënyrë të plotë produktet që tregtojnë. Sipas saj qëllimi i administratës fiskale nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi i subjekteve për të zbatuar me korrektësi legjislacionin fiskal në fuqi.

Vijon aksioni anti-informalitetit në vend. Një ditë më parë u shpall në kërkim Paulin Gega, pronari i “Gega Oil” pasi akuzohet për pastrim parash dhe evazion fiskal.  Disa ditë më parë Drejtoria e Tatimeve i vuri shiritin një nga bizneset më të mëdha në vend, “Taivanit” për mungesë të kuponit tatimor. Për këtë arsye u gjobit edhe hotel “Rogneri”. Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi se ky aksion nuk do të njohë as të fortë dhe pushtetshëm dhe se askujt nuk do u hapet telefoni por do të zbatohet ligji.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni kunder informalitetit anila denaj biznesi gjobitet me 350 mijë euro në porto romano durres aksioni kunder informalitetit anila denaj biznesi gjobitet me 350 mijë euro në porto romano durres

Sondazh

Poll