Aktualitet

Plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt/ Identifikohen dy autorët, zbardhen motivet

11 Gusht 2019, 07:58 Nga DOSJA
Plagosja e kushëririt të Ervis Martinajt/ Identifikohen dy

Laç-Mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri kushëriri i Ervis Martinaj, Edon Martinaj në lagjen numër 1 të qytetit të Laçit.

Për këtë ngjarje janë identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim. Në kërkim nga policia janë G.R 21 vjeç dhe A.M 25-vjeç të dy banues në Laç.

Sipas policisë G.R. vjeç 21, banues në Laç është i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” . Ndërsa A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti që ka nisur disa javë më parë mes tre personave dhe që vijoi dje duke u përshkallëzuar në  plagosjen me armë zjarri të 19-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Policia e Komisariatit Kurbin zbardh ngjarjen e ndodhur dje në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E.M.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të identifikuar. 

Policia e Komisariatit Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, menjëherë pas ngjarjes ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijim i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M. që ndodhet në spital.

U shpallën në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve: 
– G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” 
– A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Vazhdon puna policore intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Plagosja e Edon Martinit ndodhi dje në Laç pas një përplasje me armë zjarri me persona ende të paidentifikuar. 19-vjeçari, djali i xhaxhit të Ervis Martinajt është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edon martini ervis martini plagosje ne kavaje edon martini ervis martini plagosje ne kavaje

Sondazh

Poll