Aktualitet

Bilisht/ Tentoi të vrasë një 21-vjeçar pasi një sherri, vetëdorëzohet në Polici i riu

11 Gusht 2019, 08:21 Nga DOSJA
Bilisht/ Tentoi të vrasë një 21-vjeçar pasi një

KORÇË– Një 25-vjeçar, i identifikuar si Rei Fama është vetëdorëzuar në Polici pasi ka tentuar që të vrasë shokun e tij.

Më datë 5 gusht, Rei ka tentuar që të vrasë me automatik pas një konflikti të rastit 21-vjeçarin Kevi Bregu në qytetin e Bilishtit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Devoll

Vetëdorëzohet në Polici, autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 05.08.2019, në qytetin e Bilishtit.

Në ambjentet e Komisariatit Devoll është vetëdorëzuar shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bilisht kevi bregu rei fama tentative per vrasje bilisht kevi bregu rei fama tentative per vrasje

Sondazh

Poll