Aktualitet

Të pajisur me fishekë tentuan të kalonin kufirin, arrestohen shoferi dhe pasagjeri në Durrës

11 Gusht 2019, 09:05 Nga DOSJA
Të pajisur me fishekë tentuan të kalonin kufirin, arrestohen

Durrës-  Në prangat e policisë së Durrësit kanë rënë dy persona pasi gjatë kontrollit nga Policia Kufitare , në mjetin autobuz tip Sptinter iu gjetën fishekë.

A.F., 30 vjeç shofer i autobusit dhe  R.H., 23 vjeç, pasagjer do udhëtonin drejt Barit por ata janë arrestuar menjëherë nga policia.

Njoftimi i policisë:

Port – Durrës

Policia kufitare godet një rast të trafikimi të armëve dhe municioneve.

Sekustrohen fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të masave të shtuara për rritjen e sigurisë në pikat kufitare dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve drejt shtetit fqinj.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

• A.F., 30 vjeç, banues në Fier;
• R.H., 23 vjeç, banues në Fier;

Më datën 10.08.2019, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga Policia Kufitare Durrës, në mjetin autobuz tip Sptinter drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
• një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona fishekë në portin e durrësit arrestohen dy persona fishekë në portin e durrësit

Sondazh

Poll