Aktualitet

Aksident masiv në Librazhd, trailerit i çahet goma e del nga rruga, përplaset me 6 makina

Traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.

27 Gusht 2022, 16:39 Nga F.M
Aksident masiv në Librazhd, trailerit i çahet goma e del nga rruga,
Pamje nga aksidenti

LIBRAZHD- Një aksident masiv ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Murrashit”, këtë pasdite në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se në këtë aksident është përfshirë një trailer dhe gjashtë mjete.

Traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga. Për pasojë, të gjashta mjetet që vinin pas trajlerit janë përplasur me të e janë aksidentuar.

Deri më tani raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i plagosur. Vajza e plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit.

kthesa e murrashit aksident ne librazhd

Sondazh

Poll