Aktualitet

Përfshihen nga flakët kodrat me ullinj të Libofshës, zjarrfikësit në vendngjarje

Në vendin e ngjarjes janë nisur forcat zjarrëfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

27 Gusht 2022, 14:52 Nga A.B
Përfshihen nga flakët kodrat me ullinj të Libofshës,
Zjarr

FIER- Ditën e sotme janë përfshirë nga flakët e zjarrit kodrat me ullinj në Libofshë. Në vendin e ngjarjes janë nisur forcat zjarrëfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihet nëse nga zjarri ka rrezik për banesat pranë. Era e madhe  po rrezikon sipërfaqet me ullishta të cilat shtrihet në të gjithë zonën kodrinore, pranë rezervuarit. Po ashtu në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar banorët e zonës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll