Aktualitet

EMRAT/ Breshëri plumbash ndaj Bruçit në Shkodër, identifikohen e shpallen në kërkim autorët

Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë. 

27 Gusht 2022, 16:02 Nga F.M
EMRAT/ Breshëri plumbash ndaj Bruçit në Shkodër,
Alban Bruçi dhe vendi nga atentati në Shkodër

SHKODËR- Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit. Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë. 

Autorët ishin mbi një motor kur i zunë pritë mjetit tip “Audi” që drejtohej nga 25-vjeçari Alban Bruçi, në lagjen 'Rus'. I riu po shkonte në shtëpi, por motori i doli para dhe një prej të rinjve qëlloi me armë zjarri drejt mjetit të Bruçajt. 25-vjeçari arriti të dilte nga mjeti dhe u shpëtoi plumbave.

Ai shkoi në komisariatin e Policisë ku denoncoi ngjarjen. Në dëshminë e tij, i riu thotë se nuk ka konflikte, por pista ku po hetohet është një ngjarje në të cilën Bruçaj është përfshirë në vitin 2016. Alban Bruçi ka kryer një plagosje në këtë vit dhe është arrestuar për 'tentativë vrasjeje', e nuk dihet se si është liruar në një hark kohor kaq të shkurtër.

atentat ne shkoder alban bruçi

Sondazh

Poll