Aktualitet

Historike, gratë e Iranit kthehen në stadium pas 43 vitesh

Por, vendimi ka ndryshuar vetëm pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane.

27 Gusht 2022, 15:40 Nga F.M
Historike, gratë e Iranit kthehen në stadium pas 43 vitesh
Iran

IRAN- Gratë në Iran do të vijojnë të marrin pjesë në ngjarje sportive. BBC shkruan se një gjë e tillë nuk ndodhte që nga viti 1979, pasi gratë e kishin të ndaluar të shkonin në ndeshje futbolli.

Por, vendimi ka ndryshuar vetëm pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane, duke u kërkuar atyre që të hiqnin ndalimin e grave për të hyrë në stadium.

Sipas FIFA-s, në këtë mënyrë shkelej statuti i futbollit ndërkombëtar. Kështu, pas vendimit, gratë u vendosën në një tribunë të veçantë dhe hynë nga një hyrje tjetër nga ajo e burrave.

iran grate ne iran

Sondazh

Poll