Politike

Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: Në Shqipëri është përdhosur shteti i së drejtës

Në një intervistë për Fax News, Meta ka deklaruar se kallëzimin ndaj Autoritetit të Dosjeve do ta bëj në shtator, për të kuptuar se se në Shqipëri është përdhosur shteti i së drejtës.

26 Gusht 2022, 19:27 Nga I.A
Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve, Meta: Në Shqipëri
Ilir Meta

JALË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Autoriteti i Dosjeve ka kryer shërbime emergjente për të ndihmuar regjimin e Ramës. Në një intervistë për Fax News, Meta ka deklaruar se kallëzimin ndaj Autoritetit të Dosjeve do ta bëj në shtator, për të kuptuar se se në Shqipëri është përdhosur shteti i së drejtës.

Denoncimi që ka marrë Autoriteti i Dosjeve, për një shtetas dhe ju keni paralajmëruar kallëzim? Pse me një shtator?

Meta: Sepse natyrisht nuk është qëndrim politik, por kallëzim penal. Të gjithë e dinë se Autoriteti ka kryer shërbime emergjente për të ndihmuar regjimin e Ramoviç që me telenovela të krijojë konfuzion dhe të largojë vëmendjen nga skandalet. Është solide dhe e qartë që kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të këtij autoriteti dhe në 1 shtator do jetë kallëzimi i qartë, për drejtësinë aktuale dhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet që të kuptojnë se si është përdhosur shteti i së drejtës dhe si janë rikthyer metodat më të ulëta të Sigurimit të shtetit nga ky regjim edhe pas 33 vitesh duke falsifikuar dosjen e një ish-të përndjekuri nga ai regjim.

ilir meta

Sondazh

Poll