Sport

Çmendet Chelsea, 85 milionë për francezin! Fofana ‘largon nga froni’ Maguire, bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i Premier League…

Vazhdojnë të dalin në dritë detaje të reja të telenovelës që lidhet me të ardhmen e Wesley Fofanas

27 Gusht 2022, 10:10 Nga DOSJA

Çmendet Chelsea, 85 milionë për francezin! Fofana ‘largon

ANGLI - Më në fund rezistenca e Leicester Cityt ka përfunduar. Presioni për futbollistin është thyer, përballë një super oferte të paraqitur së fundmi nga Chelsea, që kërkon prej kohësh me ngulm shërbimet e qendërmbrojtësit francez.

Sipas raportimit të mediave, klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe 21-vjeçari pritet t’i bashkohet organikës së skuadrës së Thomas Tuchel. Marrëveshja për kalimin e lojtarin në “Stamford Bridge” është arritur për shifrën 85 milionë paundëve, plus bonuset.

Fofana, i cili është pjesë e Francës U-21, bëhet kështu afrimi i shtatë te “blutë” e Londrës, pasi më parë janë afruar lojtarë si Kalidou Koulibaly, Raheem Sterling, Marc Cucurella, Carney Chukwuemeka, Cesare Casadei dhe Gaga Slonina.

Futbollisti kërkonte me çdo kusht transferimin te Chelsea, dëshirë që i është plotësuar më në fund. Fofano do të firmosë një kontratë 6-vjeçare me klubin londinez, ndërkohë që zyrtarizimi do e bënte atë në mbrojtësin më të shtrenjtë në histori, duke lënë pas Harry Maguire të Manchester United, nga shitja e të cilit Leicester City përfitoi 80 milionë paund në vitin 2019.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll