Sport

Nata e Florian Markut, boksieri shqiptar fiton ndaj meksikanit titullin WBC Silver! Zbulohen pikët e jurisë (video)

Florian Marku shpallet kampion për titullin ëBC Silver. Në stadiumin 'Air Albania', boksieri shqiptar u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez

25 Gusht 2022, 21:56 Nga DOSJA

Nata e Florian Markut, boksieri shqiptar fiton ndaj meksikanit titullin WBC

TIRANË- Florian Marku shpallet kampion për titullin ëBC Silver. Në stadiumin 'Air Albania', boksieri shqiptar u përball me meksikanin Miguel Parra Ramirez, një duel që zgjati 10 raunde, me boksierin shqiptar që e fitoi me pikë. Vlerësimet e gjyqtarëve ishin këto (77-72, 77-72, 75-74).

RAUNDI I PARË- Raundi i parë ishte i ekulibruar me të dy boksierët që thjesht studiuan njëri-tjetrin.

RAUNDI I DYTË- Marku u bë më agresiv dhe ia del të shtyjë në litarë kundërshtarin e tij, teksa përpiqet që ta godasë me të majtën e tij disa herë, por nuk e gjen të hapur.

RAUNDI I TRETË- Edhe raundi i tretë foli për Florian Markun i cili mund të kishte mbyllur ndeshjen, por kundërshtari rezistoi në sekondat e fundit.

RAUNDI I KATËRT-Në raundin e katërt vetëm pak sekonda dhe Ramirez është në tokë. Gjyqtari numëron edhe pse meksikani pretendon se është shtyrë. Më pas të dy boksierët përplasen kokë më kokë dhe Marku pëson një të çarë në vetull.

RAUNDI I PESTË- Ramirez kërkon të përfitojë nga gjakosja e Markut. Por boksieri shqiptar gjen mundësinë të kundërpërgjigjet dhe ndal ofensivën e meksikanit.

RAUNDI I GJASHTË- Edhe raundi i gjashtë foli për boksierin shqiptar, pavarësisht se lodhja u ndje te dy boksierët

RAUNDI I SHTATË- Një raund i ekulibruar me dy boksierët dhanë grushte të lehta

RAUNDI I TETË- Florian Marku bie në tokë, meksikani tregohet i ashpër me grushtet e tij

RAUNDI I NËNTË– Sulme nga Marku në këtë raund. Megjithatë, të dy boksierët janë më të kujdesshëm për të evituar një goditje që mund të ishte fatale.

RAUNDI I DHJETË- Ishte i ekulibruar me të dy boksierët që kishin frikë të hidheshin në aventurë

 

florian marku

Sondazh

Poll