Sport

ÇFARË EMOCIONESH!!! Ballkani siguroi grupet e Conference League, tifozët e Shkupit duartrokasin në 'Fadil Vokrri'

Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë kosovare që arrin të kualifikohet në grupet e Conference League.

25 Gusht 2022, 21:56 Nga DOSJA

ÇFARË EMOCIONESH!!! Ballkani siguroi grupet e Conference League,

KOSOVË- Ballkani shkruan historinë dhe bëhet skuadra e parë kosovare që arrin të kualifikohet në grupet e Conference League. Skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj ekipit shqiptar të Shkupit. Gjithçka nisi mbarë për ekipin nga Suhareka që vetëm në minutën e 2', Abdulla për Shkupin doli me karton të kuq dhe la të tijtë me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndonëse rastet “flisnin” për vendasit. U desh minuta e 69’ që Korenica të shënonte golin e fitores.Megjithatë një nga momentet më të veçanta të kësaj mbrëmje ishte pas përfundimit të takimit.Skuadra e Ballkanit është duartrokitur nga tifozeria e ekipit të Shkupit, të cilët festuan së bashku me tifozerinë e Suharekës.

E.Ç (Dosja.al)

ballkani conference league

Sondazh

Poll