Aktualitet

Zhduket 19-vjeçarja në Fier, Policia: Po punojmë për gjetjen e saj

Policia e Fierit ka nisur kërkimet për gjetjen e një 19-vjeçareje.

26 Gusht 2022, 11:23 Nga A.B
Zhduket 19-vjeçarja në Fier, Policia: Po punojmë për
Policia Fier

FIER- Një 19-vjeçare është zhdukur në Fier. Denoncimin për largimin e vajzës e ka bërë i ati në ambientet e komisariatit. 52-vjeçari, banues në Martinë ka lajmëruar policinë se vajza e tij është larguar nga banesa ditën e djeshme e nuk është kthyer më. Policia informon se ka nisur punën për gjetjen e 19-vjeçares.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

zhduket 19-vjecarja ne fier fier

Sondazh

Poll