Aktualitet

I shpëtoi atentatit në Shkodër, Alban Bruçi: Ishin dy persona me motor, s'i njoha

25-vjeçari thotë se nuk i ka njohur dot e se nuk ka konflikte me persona të cilëve mund tu drejtojë gishtin për ngjarjen në fjalë.

26 Gusht 2022, 10:00 Nga F.M
I shpëtoi atentatit në Shkodër, Alban Bruçi: Ishin dy
Foto Ilustruese

SHKODËR- Alban Bruçi, 25-vjeçari që i shpëtoi atentat një natë më parë në Shkodër ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët. në dëshminë e dhënë para unifromave blu, Bruçi është shprehur se ka parë që ishin dy persona me motor dhe se në drejtim të mjetit të tij kishte qëlluar vetëm njëri. Por, 25-vjeçari thotë se nuk i ka njohur dot e se nuk ka konflikte me persona të cilëve mund tu drejtojë gishtin për ngjarjen në fjalë.

"Nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarje. Kam qenë duke shkuar në shtëpi kur dy persona me motoçikletë u afruan dhe qëlluan ndaj meje. Në atë moment u mundova që të shpëtoj dhe eca pak metra me makinë. Pasi u larguan nuk kisha marrë asnjë plumb dhe menjëherë erdha në polici për të treguar ngjarjen. Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e di se kush mund ta ketë bërë,"- tha Bruçi ndër të tjera.

Bruçi i shpëtoi një atentati një natë më parë në Shkodër. Ai po udhëtonte me mjetin e tij të llojit "Audi A3" në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. 25-vjeçari ka arritur të dalë në kohë nga makina duke u shpëtuar plumbave. Në vitin 2016, Alban Bruçi është vënë në pranga për tentativë vrasjeje dhe kjo është pista kryesore ku po fokusohen hetimet. 

alban bruçi atentat ne shkoder

Sondazh

Poll