Aktualitet

Katër ditë 'luftë' me flakët, shuhet zjarri në malin e Llogarasë

Shtabi i emergjencave ndodhet në vendin e ngjarjes, aty ku do të sigurohen që të jenë shuar të gjitha flakët e zjarrit. 

26 Gusht 2022, 09:52 Nga A.B
Katër ditë 'luftë' me flakët, shuhet zjarri
Zjarri

VLORË- Shuhet zjarri në malin e Llogarasë. Pas 4 ditësh, forcat zjarrëfikëse dhe ushtarë kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat kishin nisur të përhapeshin deri pranë tunelit.

Shtabi i emergjencave ndodhet në vendin e ngjarjes, aty ku do të sigurohen që të jenë shuar të gjitha flakët e zjarrit dhe të mos ketë më rrezik për përhapje.

Në aksion për fikjen e flakëve u aktivizuan rreth 60 forca, ndërsa për vatrën e dytë e cila u riaktivizua ditën e djeshme u shua nga toka.

zjarr ne llogara zjarr

Sondazh

Poll