Aktualitet

Rusët dhe ukrainasi në Shqipëri, uzina e lëndëve plasëse në Elbasan ishte objektivi i radhës

Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare.

26 Gusht 2022, 10:41 Nga A.B
Rusët dhe ukrainasi në Shqipëri, uzina e lëndëve
Ruset

TIRANË- Dy rusët dhe ukrainasi të cilët u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Elbasanit, kishin si objektiv futjen në uzina të tjera. Në ditët në vijim, ato kishin planifikuar për të shkuar në Elbasan, e për të mbledhur informacion nga uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës, mirëpo nuk arritën ta kryenin dot 'missionin' e tyre'.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në Komunën Shirgjan, në rrethin e Elbasanit. Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962. Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme. Ndërmarja prodhon vetëm dinamite dhe municione për të përmbushur nevojat e minierave shqiptare si edhe po eksporton ne menyrë të suksesshme në Kosove.

Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

SI U ZBULUAN RUSËT DHE UKRAINASI NË SHQIPËRI?

Incidenti që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë ndodhi më 20 gusht. Ishte roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai njoftoi përgjegjësin e rojeve se një person kishte hyrë drenda territorit duke tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i bënë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka arritën që të ndalonin 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë pikasën mjetin “Chevrolet”, brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç. Dy ushtarakët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

ruset sulmojne uzinen e gramshit mikhail zorin ardian xhaka fiodor mihailoviç svetlana timofoeva

Sondazh

Poll