Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali, habitet kur mëson se Greqia e kërkon për vrasje: Atje kam qenë 13 vjeç

Ai akuzohet se ka kryer një vrasje në korrik të vitit 2010 gjatë një grabitjeje në Greqi.

26 Gusht 2022, 10:47 Nga F.M
Arrestohet shqiptari në Itali, habitet kur mëson se Greqia e
Itali

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Brunico të Bolzanos në Itali, pasi akuzohet për një vrasje të kryer në Greqi në korrik të vitit 2010.

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari me inicialet S.P ndodhet në burg në Bolzano që nga mbrëmja e së mërkurës. Ai akuzohet se ka kryer një vrasje në korrik të vitit 2010 gjatë një grabitjeje në Greqi.

“Ne nuk dimë asgjë për rrethanat e krimit për të cilin akuzohet klienti ynë,” thotë avokati Marco Dall’Aglio, i cili mbron të arrestuarin së bashku me Nicola Nettis.

Avokati i shqiptarit ka deklaruar se klienti i tij është shokuar në momentin e arrestimit. Ai shtoi se 32-vjeçari nuk dinte asgjë për faktin se kishte një hetim për të në Greqi e se ishte shpallur në kërkim. Kjo pasi ligjrisht, qëndrimi i tij i vetëm në Greqi daton në një udhëtim shkollor kur ishte 13 vjeç.

Avokatët mendojnë se mund të jetë bërë një ngatërresë që ka çuar në prangosjen e shqiptarit e se dikush mund t’i ketë përdorur identitetin.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll