Politike

Begaj largon nga puna Shvarc, Enkel Demi: Shqipëria e Rilindjes nuk e meriton një njeri të tillë

Me anë të një statusi në Facebook Demi nuk kursen as ironinë teksa shprehet se ka plot rilindas që kanë CV-në e duhur për të pushtuar punët e këtij farë shteti si ata që kanë bërë shkollën e lartë para të mesmes apo që janë me disa emra, meqë kanë ushtruar profesionin e "nderuar" dhe "fisnik" të skifterit në troje të ndryshme të Perëndimit ose janë marrë pak me mal.

25 Gusht 2022, 22:11 Nga e.k
Begaj largon nga puna Shvarc, Enkel Demi: Shqipëria e Rilindjes nuk e
Edvin Shvarc

TIRANË- Gazetari dhe moderatori i njohur, Enkel Demi ka reaguar ashpër në lidhje me largimin nga puna të Edvin Shvarc nga ana e presidentit Bajram Begaj.

Me anë të një statusi në Facebook Demi nuk kursen as ironinë teksa shprehet se ka plot rilindas që kanë CV-në e duhur për të pushtuar punët e këtij farë shteti si ata që kanë bërë shkollën e lartë para të mesmes apo që janë me disa emra, meqë kanë ushtruar profesionin e "nderuar" dhe "fisnik" të skifterit në troje të ndryshme të Perëndimit ose janë marrë pak me mal.

"Edvin Shvarc është armik i shtetit, sepse nuk është gdhë, cub, dru me pre, sepse nuk është i paaftë, sepse u ngre nervat me kulturën dhe edukatën e tij.
Ka rilindas plot që kanë CV-në e duhur për të pushtuar punët e këtij farë shteti si ata që kanë bërë shkollën e lartë para të mesmes apo që janë me disa emra, meqë kanë ushtruar profesionin e "nderuar" dhe "fisnik" të skifterit në troje të ndryshme të Perëndimit ose janë marrë pak me mall.
Të rrëmben mëria, kur sheh si trajtohen njerëz të pa zëshëm për ata, por shumë të mirënjohur për ne të tjerët që prej vitesh qytetin nuk e njohim më nga rrugët se i prishën, nga godinat, se i shembën, por nga njerëzit e mbetur. Tani, po merren me ata.
Shqipëria e Rilindjes nuk e meriton një njeri të tillë si Edvin Shvarc", shkruan Demi.

enkel demi edvin shvarc

Sondazh

Poll