Bota

Miku i Jeffrey Epstein dhe ish-pronari i New York Post vdes në moshën 77 vjeçare

Vdes në moshën 77-vjeçare Steven Hoffenberg, një ish-mentor i Jeffrey Epstein dhe ish-pronar i New York Post. Ai është gjetur në apartamentin e tij ku sipas ekspertizës thuhet se nuk kishte shenja traume.

26 Gusht 2022, 08:16 Nga s.s
Miku i Jeffrey Epstein dhe ish-pronari i New York Post vdes në moshën
Steven Hoffenberg

BRITANI- Steven Hoffenberg, një ish-mentor i Jeffrey Epstein dhe ish-pronar i New York Post, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Konektikat të martën, megjithëse një identifikim pozitiv nuk mund të bëhet ende për shkak të gjendjes së dekompozimit të trupit.

Epstein, një financier dhe abuzues seksual, i cili ishte në pritje të gjyqit me akuzat për trafikim seksual të fëmijëve dhe komplot për të kryer trafikim seksual, u gjet i varur në qelinë e tij të burgut të Nju Jorkut në vitin 2019, raporton independent.co.uk.

77-vjeçari kaloi 18 vite në burg pasi u dënua për drejtimin e një skeme 500 milionë dollarësh Ponzi në fillim të viteve 1990.

Një autopsi fillestare nuk gjeti shenja traume dhe shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Është e paqartë se kur vdiq zoti Hoffenberg dhe policia po kontrollon të dhënat dentare për të konfirmuar identitetin e tij.

jeffrey epstein vdes 77 vjec britani new york post pronar steven hoffenberg

Sondazh

Poll