Aktualitet

FOTO/ Vrau babain me sende të forta, ky është 37-vjeçari nga Mallakastra

Mësohet se at e bir kanë debatuar e më pas 37-vjeçari e ka qëlluar të atin me sende të forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend.

26 Gusht 2022, 07:54 Nga A.B
FOTO/ Vrau babain me sende të forta, ky është 37-vjeçari
Mariglen Muhametaj

MALLAKASTËR- Personi në foto është Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari i cili vrau me sende të forta mbrëmjen e djeshme të atin, Qemal Muhametaj. Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm, pas disa orësh ndjekje nga policia.

Autori është me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë kurohej. Ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa ngjarja është zhvilluar në oborrin e shtëpisë. Mësohet se babë e bir kanë debatuar e më pas 37-vjeçari e ka qëlluar të atin me sende të forta në kokë duke e lënë atë të vdekur në vend. Pas ngjarjes ai është larguar nga vendi për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm.

mariglen muhametaj djali vret babane ne mallakaster qemal muhametaj

Sondazh

Poll