Aktualitet

Begaj hoqi Shvarcin nga puna, Edlira Prendi: Vendim i turpshëm, keqardhje

Me anë të një postimi në Facebook, Prendi shkruan se ndjen keqardhje për këtë veprim, ndërkohë që e ka përshkruar Shvarcin si një nga njerëzit që të impononte respekt.

25 Gusht 2022, 22:36 Nga I.A
Begaj hoqi Shvarcin nga puna, Edlira Prendi: Vendim i turpshëm, keqardhje
Edlira Prendi

TIRANË- Ish drejtoresha e shtypit në Ministrinë e Jashtme në kohën kur ka qenë Ministër Ditmir Bushati, Edlira Prendi ka reaguar në lidhje me pushimin nga puna në presidencë të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Prendi shkruan se ndjen keqardhje për këtë veprim, ndërkohë që e ka përshkruar Shvarcin si një nga njerëzit që të impononte respekt.

Postimi i Plotë:

Në vitet kur kam punuar si gazetare, Edvin Shvarc shërbente si Drejtor Komunikimi në Presidencë. Është ndoshta nga të paktët njerëz që të impononte respekt që në takimin e parë, pa arroganë por me profesionalizëm, korrektesë dhe dashamirësi. I saktë, i përgatitur, i papërtueshëm, dinjitoz në gjithçka kërkon dhe përfaqëson një detyrë në institucionin më të lartë të vendit. Keqardhje për këtë vendim.

Në lidhje me shkarkimin e Shvarc, ka reaguar edhe avokatja Enida Bozheku, e cila e ka quajtur këtë vendim të turpshëm. Ajo ka shkruar se Shvarc është një njeri plotë intelektual dhe që ka punuar me plotë perkushtim ndaj institucionit të Presidencës.

Postimi i Plotë:

Te pushosh nga puna nje institucionalist, teknokrat super te kulturuar dhe profesionist, i perulur me respekt ndaj Shtetit, i cili per 19 vite i ka sherbyer Shtetit dhe jo 5 presidentave ne rradhe si individ, eshte me e pakta Donkishoteske, me e shumta Mefistofeljane (po e ka lexuar Faustin e Goethe, Presidenca). Edvin Schëarz, pertej te qenurit i biri i nje kollosi te mendjes si Robert Schwarz, perkthyesi i arte i kryeveprave boterore, burri i heshtur i letrave shqipe, eshte edhe vet intelektual klasi, pa fjale, plote dinjitet dhe gjithnje ne perkushtim ndaj institucionit Presidence, ne kuptimin me te paster e te larte kushtetues te saj.  Presidence pa President urryese e vlerave, turp!!

Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.

edlira prendi edvin shvarc enida bozheku

Sondazh

Poll