Aktualitet

Begaj hoqi Shvarcin nga puna, gazetarët Erebara & Xhafka: Presidenca humbi Edvinin jo e kundërta

Ndërsa Agim Xhafka ka ironizuar faktin që Begaj ka hequr nga puna Shvarc vetëm sepse diploma e tij ishte amerikane dhe jo shqiptare. 

25 Gusht 2022, 22:36 Nga I.A
Begaj hoqi Shvarcin nga puna, gazetarët Erebara & Xhafka: Presidenca
Edvin Shvarc

TIRANË- Gazetarët Gjergj Erebara dhe Agim Xhafka kanë reaguar në lidhje me pushimin nga puna të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Erebara shkruan se ishte presidenca ajo që humbi shansin që të kishte Shvarcin në punë.  

Postimi i Plotë:

Jo mor jo, nuk humbi Edvin Shvarci punen te presidenca. Ishte presidenca qe humbi shansin me pas Edvin Shvarcin ne pune.

Ndërsa Agim Xhafka ka ironizuar faktin që Begaj ka hequr nga puna Shvarc vetëm sepse diploma e tij ishte amerikane dhe jo shqiptare. 

Postimi i Plotë:

Bajram,si presidentin tonë,e quanin atë partizanin që i trokiti xhaxhait tim te dera një mbrëmje dimri të motit 1944.
-Ku punon?-e pyeti.
-Mësues,-i tha xhaxhai.
-Nesër nga ora 4 deri 5 mbasdite do shkosh te kursi kundër alfabetizmit.Mos harro lapsin dhe fletoren me vete.
-Po unë jam mësues,-nisi të shpjegohej xhaxhai.
-Ma the një herë këtë.Nesër merr laps e fletore dhe vrap në kurs.Të mësosh gërmat,o mësues.
Ja,rrodhi e rrodhi jeta dhe ai vit na mbiu sot në Presidencë.Bajrami aktual,mbase nip i Bajramit partizan pushon nga puna specialistin Shvarc se nuk ka diplomë shqiptare.E ka amerikane.
“Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që nuk po zgjohemi dot vallë…”

Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.

gjergj erebara agim xhafka edvin shvarc

Sondazh

Poll