Aktualitet

Begaj hoqi Shvarcin nga puna, gazetarja Meta: Begaj i ka lëshuar pëllumbat, është paranojak

Ajo shkruan se me këtë veprim që Begaj ka bërë ka çliruar Shvarc nga një peshe e madhe, që është puna me një njeri inferior si Begaj.

26 Gusht 2022, 00:02 Nga I.A
Begaj hoqi Shvarcin nga puna, gazetarja Meta: Begaj i ka lëshuar
Ambrozia Meta

TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka reaguar në lidhje me heqjen nga puna në presidencë të Edvin Shvarc nga presidenti Bajram Begaj. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se më këtë akt, Begaj tregon se është paranojak. Ajo shkruan se me këtë veprim që Begaj ka bërë ka çliruar Shvarc nga një peshe e madhe, që është puna me një njeri inferior si Begaj.

Postimi i Plotë:

Në ditën e parë të punës si Kreu i Shtetit, Bajram Begaj hoqi nga puna, kamarierin e Presidencës, i cili shërbente aty prej vitesh. Ishte një episod që e kalova me humor, derisa në ditët e fundit, mësova që kishte larguar nga institucioni edhe pëllumbat e Presidencës, sepse dyshonte që mund të përdoreshin për mesazhe sekrete.
Vendimi i fundit, për të larguar nga Presidenca, Edvin Shvarc, është një dëshmi që Presidenti i ka lëshuar edhe pëllumbat e tij, për shkak të paranojave. Nga dëshira për të qenë sa më i denjë për Edi Ramën, ai ka bërë një akt që e turpëron Institucionin e Presidentit. Pa e kuptuar, duke e liruar nga detyra, Begaj e ka çliruar Edvinin, nga një peshë e madhe, që një intelektual si ai, do ndjente duke pasur në krye, një President inferior. Herën e parë që e kam parë, Edvin Shvarc, më është dukur si një personazh filmash. Kishte një qëndrim elegant, qëndronte gjithmonë në hije por me peshën e rëndë, të njeriut që i dinte të gjitha kthinat e Presidencës dhe i hapte të gjitha dyert e saj. Më irritonte shikimi i tij që të impononte respekt, sepse më krijonte një pengesë psikologjike për të hyrë shpejt në muhabet dhe për t’i thënë sa shumë e pëlqeja punën e të atit. Si për ta kompesuar, në të gjitha bisedat e shkurtra që do bënim muaj më vonë, ja theksoja gjithmonë që i ngjante të atit, ndërsa ai këmbëngulte se nuk i ngjante fare. Sot, ndoshta i ngjan, më shumë se kurrë.

Edvin Shvarc në presidencë mbante postin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median dhe sipas urdhrit të Presidentit është pushuar pasi akti i emërimit në këtë pozicion konsiderohet i pavlefshëm. Po ashtu në urdhër thuhet se Shvarc nuk ka njësuar diplomën nga amerikane në shqiptare nga Ministria e Arsimit.

ambrozia meta edvin shvarc

Sondazh

Poll