Aktualitet

Atentati në Shkodër, policia: Po punohet për identifikimin e autorëve

Në njoftim bëhet me dije se për të shtënat me armë policia është njoftuar nga vetë drejtuesi i mjetit. Po ashtu thuhet se po punohet për identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre. 

25 Gusht 2022, 22:31 Nga I.A

Atentati në Shkodër, policia: Po punohet për identifikimin e

SHKODËR- Policia ka nxjerr detaje në lidhje me atentatin në Shkodër. Në njoftim bëhet me dije se për të shtënat me armë policia është njoftuar nga vetë drejtuesi i mjetit. Po ashtu thuhet se po punohet për identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

atentat ne shkoder

Sondazh

Poll