Aktualitet

Vrau me sende të forta babain në Mallakastër, arrestohet pas disa orësh ndjekje 37-vjeçari

37-vjeçari me probleme të shëndetit mendor vrau babanë e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç duke e goditur me sende të forta.

26 Gusht 2022, 07:43 Nga A.B
Vrau me sende të forta babain në Mallakastër, arrestohet pas disa
Policia

MALLAKASTËR- Mariglen Muhametaj, autori i vrasjes që u regjistrua një natë më parë në Greshnicë të Mallakastrës është vënë në pranga. 37-vjeçari me probleme të shëndetit mendor vrau babanë e tij Qemal Muhametajn, 73-vjeç duke e goditur me sende të forta. Ngjarja u regjistrua një natë më parë, për motive ende të paditura. Autori do të hetohet për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet autori i ngjarjes së ndodhur në Greshicë të Mallakastrës, ku mbeti i vrarë nga djali i tij, 73-vjeçari Q. M. Pas disa orë kërkimesh të pandërprera nga forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 37 vjeç, i cili vrau me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

mariglen muhametaj djali vret babain ne mallakaster

Sondazh

Poll