Art&Argëtim

E veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë për fotot e publikuara të aksidentit

E veja e Kobe Bryant është dëmshpërblyer me 16 milionë dollarë për fotot e publikuara të rrëzimit të helikopterit që vrau yllin e basketbollit amerikan dhe vajzën e tij në vitin 2020.

25 Gusht 2022, 08:20 Nga s.s
E veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë
Vanessa Bryant

SHBA- E veja e Kobe Bryant është dëmshpërblyer me 16 milionë dollarë për fotot e publikuara të rrëzimit të helikopterit që vrau yllin e basketbollit amerikan dhe vajzën e tij në vitin 2020.

Vanessa Bryant tha se kishte sulme paniku pasi mësoi lajmin se fotot e aksidentit ishin shpërndarë, të cila ishin marrë nga policët e Los Anxhelosit dhe zjarrfikësit të cilët kanë qenë të pranishëm në vendngjarje. Një juri federale dklaroi se qarku i Los Anxhelos duhet të paguajë zonjën Bryant për shqetësimin emocional. Bashkë-paditësi Christopher Chester do të paguhet me 15 milionë dollarë, raporton BBC.

Bashkëshorti i zonjës Bryant, Kobe Bryant, 41 vjeç, vajza Gianna, 13 dhe gjashtë miq të familjes vdiqën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Kaliforni në janar 2020. Chester humbi gruan e tij Sarah dhe vajzën Payton në aksident. Nëntorin e kaluar, qarku i Los Anxhelosit ra dakord të paguante 2.5 milion dollarë për shqetësimin emocional të shkaktuar dy familjeve që humbën të afërmit në aksident, por zonja Bryant e refuzoi këtë gjë.

Duke qarë para gjykatësve javën e kaluar, Bryant kujtoi se ishte në shtëpi me fëmijët e saj të tjerë kur lexoi historinë e aksidentit në lajmet e LA Times. Ajo tha: “Nuk dua t’i shoh kurrë këto fotografi. Dua të kujtoj burrin dhe vajzën time ashtu siç kanë qenë”. Bryant, pesë herë kampion i NBA-së, luajti për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e lojës.

kobe bryant

Sondazh

Poll