Art&Argëtim

Shkak u bë kujdestaria e qenit?! Sylvester Stallone ndahet nga gruaja pas 25 vitesh martesë

Jennifer Flavin dhe Sylvester Stallone po divorcohen pas 25 vitesh martesë.

25 Gusht 2022, 10:34 Nga s.s
Shkak u bë kujdestaria e qenit?! Sylvester Stallone ndahet nga gruaja pas
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin

SHBA- Jennifer Flavin dhe Sylvester Stallone po divorcohen pas 25 vitesh martesë. Gruaja e tij dorëzoi dokumentet e divorcit të premten, mendohet se çifti ka pasur probleme prej javësh për shkak Jennifer u shfaq pa unazë në gisht.

Sylvester kohët e fundit mbuloi tatuazhin e tij të një qeni Rottweiler që përfaqësonte Jennifer. Edhe pse data e saktë fshirjes së tatuazhit është e panjohur, duke pasur parasysh atë që ne dimë tani, ndoshta ishte përpara se Jennifer të dallohej pa unazë, raporton DailyMail.

Aktori ia kushtoi postimin e tij të dytë në Instagram qenit më 8 gusht, në të njëjtën ditë që Jennifer u pa në Craig, duke shkruar: “Patjetër që një mik i vërtetë është “DWIGHT”! Vazhdo të grushtosh dhe të lehësh!”

Në rrjedhën e divorcit, Jennifer kërkon që gjykata t’i japë asaj kontrollin e vetëm të shtëpisë së familjes në Palm Beach. Gjithashtu mendohet se ata po divorcohen edhe për shkak të qenit të familjes, kujdestarinë e Dwight, Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin u angazhuan në një “betejë të madhe”. Dwight është familja e tyre dhe të dy donin ta mbanin atë. Thuhet se Stallone i kërkoi Dwight të “mbronte familjen” në raporte. Megjithatë, Jennifer Flavin nuk donte të merrte një qen të ri.

sylvester stallone jennifer flavin kuhdestari qen shba

Sondazh

Poll