Art&Argëtim

FOTO/ U aludua për një shtatzëni, Rina Balaj reagon për herë të parë

Pas aludimeve për një shtatzëni, reperja Rina Balaj ka hedhur poshtë të gjiha këto duke ironizuar lajmet që po fliten për të.

25 Gusht 2022, 09:57 Nga s.s
FOTO/ U aludua për një shtatzëni, Rina Balaj reagon për
Rina Balaj

KOSOVË- Reperja Rina Balaj mori gjithë vëmendjen ditën e djeshme me postimin e saj të fundit, ku shfaqej me një kotele që kishte vendosur putrën në belin e saj, ku një ndër ndjekësit i kishte dërguar një mesazh duke i shpjeguar një bestytni, sipas të cilës kur një mace bën këtë veprim, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë.

Pas këtij postimi, ajo ka reaguar sërish duke hedhur poshtë aludimet se mund të jetë në pritje të ëmbël. Ajo në postimin saj ka shkruar se ka katër vite që flitet për shtatzëninë e saj.

“Rina shtatzënë për herë të parë”, akoma nuk ka ndryshuar ky titull që katër vjet”, ka shkruar ajo.

Ajo është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me reperin Sin Boy.

FOTO/ U aludua për një shtatzëni, Rina Balaj reagon për
Postimi i Rina Balaj

rina balaj shtatzene sin boy

Sondazh

Poll