Aktualitet

EMRAT/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 persona, iu gjendet kanabis në makinë

Ata u arrestuan në vendin e njohur si "Ura e Lumit", me një automjeti tip furgon. Gjatë kontrollit në mjet u gjet një sasi kanabis ku si rezultat u arrestuan 2 emigrantëve që ndodheshin në furgon, 21-vjeçari Malik Afsan dhe 18-vjeçari Abdullah Muhamed nga Pakistani, pasi lënda narkotike u gjetën në çantën e tyre të dorës.

25 Gusht 2022, 15:08 Nga e.k
EMRAT/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, në pranga 2
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Dy të rinj Enxhi Tabaku dhe Sirjano Vogli të dy me origjinë nga Kruja kanë rënë në prangat e Policisë pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit duke i ndihmuar në këtë mënyrë në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ata u arrestuan në vendin e njohur si "Ura e Lumit", me një automjeti tip furgon. Gjatë kontrollit në mjet u gjet një sasi kanabis ku si rezultat u arrestuan 2 emigrantëve që ndodheshin në furgon, 21-vjeçari Malik Afsan dhe 18-vjeçari Abdullah Muhamed nga Pakistani, pasi lënda narkotike u gjetën në çantën e tyre të dorës.

Policia sekuestroi automjeti, sasia e kanabisit, një shumë parash, si dhe 4 aparate celulare. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

gjirokaster enxhi tabaku sirjano vogli

Sondazh

Poll