Bota

Negociatat Serbi-Kosovë, Escobar: Së shpejti do dalim në një deklaratë

Emisari amerikan ka thënë se shpreson që do të jenë në gjendje të dalin në një deklaratë sot apo nesër.

25 Gusht 2022, 13:11 Nga A.B
Negociatat Serbi-Kosovë, Escobar: Së shpejti do dalim në një
Gabriel Escobar

SERBI-I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka bërë të ditur se kur mund të dalin me komunikatë për rezultatin e negociatave Prishtinë-Beograd. Ai foli ditën e sotme pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e Listës Serbe në veri. Escobar bashkë me Miroslav Lajcakun do të udhëtojnë sot drejt Beogradit për takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Emisari amerikan ka thënë se shpreson që do të jenë në gjendje të dalin në një deklaratë sot apo nesër.

“Unë vetëm dua të them që ne kemi marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Unë shpresoj që ne do të jemi në gjendje të bëjmë një deklaratë në Beograd sot vonë apo nesër në mëngjes”, ka thënë Escobar.

Escobar dhe Lajcak gjatë qëndrimit në Prishtinë kanë takuar krerët e shtetit dhe partitë opozitare me të cilët kanë diskutuar për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të hryje-daljeve.

gabriel escobar

Sondazh

Poll