Bota

Arrestohet bashkë me të shoqin, ish-ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Myanmar

Bowman dhe burri i saj u arrestuan në shtëpinë e tyre në qytet të mërkurën dhe po mbahen në paraburgim me akuza qe kane te bejneë me imigracionin

25 Gusht 2022, 13:04 Nga A.B

 

Arrestohet bashkë me të shoqin, ish-ambasadorja e Mbretërisë
Vicky Bowman

BRITANI- Ish-ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Myanmar, Vicky Bowman, është arrestuar në qytetin kryesor, Yangon. BBC raporton se Bowman dhe burri i saj u arrestuan në shtëpinë e tyre në qytet të mërkurën dhe po mbahen në paraburgim me akuza qe kane te bejneë me imigracionin.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar thotë se po i ofrojnë ndihmë konsullore zonjës Bowman, e cila drejton Qendrën e Mianmarit për Biznesin e Përgjegjshëm (MCRB), me qendër në qytet. Ajo shërbeu si ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në shtetin e Azisë Juglindore nga viti 2002-2006.

Bowman është e martuar me Htein Lin, një artist burmez dhe ish i burgosur politik.

MCRB e përshkruan misionin si “një nismë për të inkurajuar aktivitete të përgjegjshme biznesi në të gjithë Mianmarin”. Ai bashkëpunon me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe Biznesin (IHRB) – qëllimi i të cilit është “të bëjë respektimin e të drejtave të njeriut pjesë të biznesit të përditshëm”.

Regjimi ushtarak i Mianmarit është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

vicky bowman

Sondazh

Poll