Art&Argëtim

“Atë pyete vetëm për operacionet”, Fero “përplaset” me Tayna-n, reperja: Më kritiko kur të jesh në nivelin tim

Në një video-live në TikTok Fero ka thumbuar reperen Tayna duke e kritikuar për ndërhyrjet estetike

25 Gusht 2022, 07:23 Nga s.s
“Atë pyete vetëm për operacionet”, Fero
Fero dhe Tayna

TIRANË- Fero është një ndër reperat më të famshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Së fundmi, në një video-live në TikTok ai ka thumbuar reperen Tayna. Në një moment ai përmendi artisten duke e kritikuar për ndërhyrjet estetike.

“Tayna nuk duhet pyetur për muzikën e re, por për ndonjë operacion të ri”, tha Fero.

“Atë pyete vetëm për operacionet”, Fero
Fero në TikTok Live

Kjo deklaratë e tij ka bërë që Tayna të reagojë përmes një postimi e cila e parlajmëron Feron se ai duhet të jetë në nivelin e saj për ta kritikuar.

“Më kritiko kur të jesh në nivelin tim. Deri atëherë mundesh vetëm të më admirosh”, thuhet në shkrimin që ka rishpërndarë ajo.

“Atë pyete vetëm për operacionet”, Fero
Postimi i Tayna

fero tayna

Sondazh

Poll