Aktualitet

Droni zbulon drogë në Lazarat/ Arrestohet 34-vjeçari, kultivoi kanabis në oborr të banesës

Policia zbuloi këtë veprimtari pas kontrollit nga toka dhe ajri duke përdorur dhe dronët.

25 Gusht 2022, 08:48 Nga A.B
Droni zbulon drogë në Lazarat/ Arrestohet 34-vjeçari, kultivoi
Droge

GJIROKASTËR- Zbulohet banesa e kthyer për kultivim dhe shitje lëndësh narkotike në fshatin Lazarat. Policia informon se në kuadër të operacionit policor të koduar 'Gjokaj' është arrestuar 34-vjeçari Alfred Skënduli, banues në fshatin Lazarat. Ky person, kishte kultivuar në oborrin e banesës bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat ishin në procesin e tharjes. Policia zbuloi këtë veprimtari pas kontrollit nga toka dhe ajri duke përdorur dhe dronët. I riu do të akuzohet për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të kontrolleve, organizohet nga Komisariatit të Policisë Gjirokastër, operacioni policor i koduar "Gjokaj". Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Gjokaj", në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A. S., kanë gjetur të kultivuara dhe në proces tharjeje, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

droge ne lazarat lazarat alfred skenduli

Sondazh

Poll